E rëndë në Pogradec/ 70-vjeçari abuzon s*ks*alisht me 12-vjeçaren, e mitura 22 javëshe shtatzënë...
Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në Pogradec. Sipas gazetares së SYRI TV, një 12 vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e të miturës.
Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë. Mësohet se i moshuari, i dyshuar rreth 70 vjeç, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.
Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut. Priten detaje të tjera në vijim.
Sakaq, mësohet se vajza është nga fshati Piskupat i Pogradecit ndërsa dyshohet se i moshuari e ka përdhunuar në banesën e tij.