Çudit Toni Kros: Gjermania nuk është favorite për Kupën e Botës 2026
Legjenda e futbollit gjerman, Toni Kros, riktheu kujtimet nga karriera e tij duke zbuluar ekipin më të mirë që ka luajtur.
Ai foli edhe për shanset e ekipit kombëtar gjerman në Kupën e Botës.
Kur u pyet se cili ishte klubi më i madh për të cilin ka luajtur gjatë karrierës së tij, Toni Kros dha një përgjigje të qartë: “Kjo është e lehtë: Real Madrid. Pata fatin të luaja për klubin më të mirë në botë për 10 vjet”.
Nga ana tjetër, Kros nuk beson se kombëtarja gjermane do të jetë po aq e suksesshme vitin e ardhshëm sa në 2014.
“Gjermania është aty, por nuk i shoh si një nga favoritët. Jam i sigurt se do të arrijnë në gjysmëfinale ose çerekfinale, por janë në një nivel pak më të ulët”, tha Kros, i cili renditi Spanjën, Portugalinë dhe Francën përpara Gjermanisë.