SYRI TV/ FBI mbështet SPAK dhe BKH, Ambasada e SHBA postim për ceremoninë: Forcim kundër krimit të organizuar
FBI mbështet SPAK por edhe BKH. Në një postim që është bërë nga ambasada amerikane në Tiranë të certifikimit të agjentit te Byrosë Kombëtarë të Hetimit, vlerësohet angazhimi i përbashkët për forcimin e drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar, me synim rritjen e sigurisë dhe besimit të qytetarëve shqiptarë në të ardhmen. Certifikata gjatë ceremonisë agjentit shqiptarë iu dha nga shefi i FBI, Kash Pattel
SYRI TV
FBI do të mbështesë Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Byron Kombëtare të Hetimit. Ka qenë ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë lajmin e diplomimit në Akademinë Kombëtare të FBI, të agjentit të SPAK/BKH, Eduart Kaloshi.
Shefi i FBI, Kash Pattel i ka dhënë Kaloshit certifikatën e diplomimit në një ceremoni të organizuar në zyrat e Byrosë Federale të Hetimit. Ambasada e SHBA e konsideron këtë moment në një hap të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve amerikane dhe SPAK-ut.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara vlerësoi këtë zhvillim si pjesë të angazhimit të përbashkët për forcimin e drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar, me synim rritjen e sigurisë dhe besimit të qytetarëve shqiptarë në të ardhmen.
“Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së. Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj”.
Në postimin e ambasadës thuhet se çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë.