Ndryshim rrënjësor në futboll, FIFA i hap rrugë rregullit të ri që u propozua nga Arsen Venger
FIFA me shumë gjasa do aplikojë rregullin e ri të pozicionit jashtë loje, që Arsen Venger e propozonte rreth 6 vite më parë.
Kështu një lojtar do të konsiderohet në pozicion jashtë loje, vetëm nëse plotësisht e ka kaluar lojtarin rival.
Kështu në vazhdim nuk do të jetë një pjesë e trupit, që do të vendosë.
Ky ndryshim pritet të aplikohet, që në edicionin e ardhshëm pasi presidenti Infantino dha impakt pozitiv.
Në këtë mënyrë priten më tepër gola në vazhdim. Ky ishte edhe synimi i ish-trajnerit Venger, që duke pasur rol në FIFA në vitin 2020, e shfrytëzoi për një risi.