‘Me AKSHI-n, u cenua siguria kombëtare’/ Balliu: Të dhënat e shtetit e shqiptarëve, në duart e kartelit ‘Çopja’
Akuza të rënda janë lëshuar ndaj qeverisë, duke e vendosur Kryeministrin Edi Rama dhe një figurë të pa zgjedhur, Ergys Agasi, në qendër të një skeme të pretenduar për kapjen e shtetit, lidhje me krimin e organizuar dhe cenim të sigurisë kombëtare. Sipas denoncimeve, problemi thelbësor nuk janë takimet e kryeministrit me biznesmenët, por lidhjet e tij me individë si Agasi, i cili përshkruhet si një koordinator i fuqishëm që vepron në emër të Ramës.
I ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv, nën moderimin e Arnold Kariqit, ligjvënësi demokrat, Klevis Balliu tha se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), një institucion kyç i sigurisë kombëtare i është deleguar në mënyrë jozyrtare Agasit, që sipas deputetit, ka keqpërdorur pozicionin për të kaluar të dhënat personale dhe bankare të qytetarëve shqiptarë te grupet kriminale, specifikisht tek i ashtuquajturi "karteli i Çopjave".
Këto të dhëna të ndjeshme dyshohet se janë përdorur për presione, shantazhe dhe për ndërrime të paligjshme pronash, duke kontrolluar sistemin e-Albania. Deklarata e fundit e Kryeministrit Rama, i cili e cilësoi drejtoreshën e AKSHI-t si zbatuese të "vizionit të tij", Balliu e interpreton si një pohim i kësaj linje komandimi.
Sipas Balliut, fuqia e Agasit nuk buron nga asnjë funksion publik, por direkt nga autoriteti i deleguar prej Kryeministrit Rama. Përplasjet e tij me ministra të brendshëm, deri në largimin e tyre nga detyra, shihen si dëshmi e këtij autoriteti absolut.
Të gjitha këto elemente, nga rrjedhja e të dhënave dhe kontrolli i tenderave deri te bashkëpunimi me bandat, ndërtojnë tablonë e një "narko-shteti", ku institucionet zyrtare, thotë ndër të tjera Balliu janë të ndërthurura me krimin, duke e çuar vendin drejt destabilizimit.
Problemi nuk është takimi me biznesmenët në rastin e Ramës, problemi është takimet me Gys Agasin. Dhe nuk është fakti që ti e ke takuar një njeri apo një tjetër, çështja është ç'ke bërë. Çfarë ka ndodhur. Dhe ajo çfarë ka ndodhur në Shqipëri janë aferat korruptive. Ajo çfarë ka ndodhur në Shqipëri është që janë marrë, janë prokuruar me shifra stratosferike që vendoseshin në zyrën e Agasit, që këtë po e bëjmë 4 milionë euro se kjo është 2 milionë, po po e bëjmë 4 milionë euro, dhe po ja japim njërit apo tjetrit. Dhe këta flisnin për paratë e shqiptarëve sikur po ndanin një tortë për ditëlindje, që këtë copë merre ti, këtë copë ta marri ky. Pra, problemi i Ramës është lidhja me krimin e organizuar.
Problemi i Ramës është fakti që ti ke marrë një segment të sigurisë kombëtare siç është AKSHI dhe ja ke deleguar një njeriu që as nuk është i zgjedhur, as nuk ka ndonjë funksion publik, që është Ergys Agasi, një njeri i cili e ka marrë këtë institucion dhe në emër të Edi Ramës, në shërbim të Edi Ramës, i ka kaluar informacionet personale të shtetit shqiptar, të bankave, të qytetarëve shqiptarë kartelit të Çopjave. Një njeri i cili për interes të Edi Ramës dhe të baxhanakut të tij, ka marrë peng një biznesmen, e ka çuar tek Suel Çela, e kanë torturuar për t'u tërhequr ky i fundit nga një tender, që atë tender më pas do ta merrte baxhanaku i Edi Ramës, i cili ka marrë afro 800 prokurime. Pra, problemi i Ramës është ky. Problemi jonë dhe i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është Rama. Në, Rama sot në të gjithë atë ekspoze, thelbi i të gjithës ishte që t'i tregonte dhe Agasit, dhe Ballukut dhe këtyre që unë do t'ju mbroj dhe jemi bashkë, sepse ka frikën mos këta flasin dhe tregojnë të vërtetën që shefi i këtyre aferave është Edi Rama. Tani, flasin s'flasin ata, ne e dimë se s'jemi budallenj, që shefi është ai. E dimë që, se ç'tagër kishte Ergys Agasi për shembull.
Dhe këtu përmendet më ka thënë Rama, fola me Ramën, Rama ka vetë mesazhe me berberin. Kurse Ergys Agasi, problemi i AKSH-it që është cenuar siguria kombëtare e vendit, këtu s'mund të ketë asnjë diskutim. Se ai s'ka asnjë funksion publik. Pse shefja e AKSH-it do ta dëgjonte Ergys Agasin? E dëgjon sepse e ka çuar Rama atje. Pse Ergys Agasi ka emëruar Ilir Prodën, drejtor policisë? Ku e gjente fuqinë? Që e ka emëruar Prodën si drejtor të përgjithshëm të policisë. Prodën e shumë e shumë të tjerë. Ku e gjen fuqinë Ergys Agasi? E gjen tek Edi Rama. Pse Ergys Agasi ka për shofer burrin e drejtoreshës së krimit kibernetik, që është prapë një segment i sigurisë kombëtare. Ku e gjen Ergys Agasi këtë fuqi? Ku e ki, nga i buronte? Kjo është një fuqi që të delegohet vetëm nga kryeministri, nga Edi Rama. Pra këtu është cënuar siguria kombëtare, është, është cënuar siguria e jetës së shqiptarëve. Dhe të gjitha këto të dhëna i janë dhënë krimit të organizuar. Ky është problem madhor, këtu është, këtu ka rënë shteti.
Vizionin Rama ia kishte thënë Agasit. Agasi e urdhëronte këtë zonjën dhe ajo ka zbatuar. Kjo ka udhëhequr. Është i sinqertë këtu kryeministri. Po ta quaj çfarë të doje, po kjo kështu është, ne këtë po themi. Ne këtë po themi, që këta kanë operuar në shërbim të Edi Ramës. Këtë e pranon dhe vetë. Tani, institucionet e drejtësisë, meqënëse ky e paska pranuar, të shkojnë t'i japin fletarrestin dhe ta marrin. Që prokurime publike i kanë shkuar karteleve. Do të thotë, karteli i Çopjave ka të dhënat personaleve të tua, të familjes tënde, të miqve të tu, të gjithë Shqipërisë, të gjithë shqiptarëve, ka dhe të dhënat e bankave se AKSHI kjo është. Për çdo gjë që ti ke.
Në qoftë se shqiptarët pastaj shkojnë dhe reagojnë, vijnë kartelet, ose i rrahin, i torturojnë. Kjo është, është rënie e sigurisë kombëtare, mos, nuk ka më diskutim, ka rënë shteti. Dhe Edi Rama sot është arsyeja pse vendi po shkon drejt destabilizimit. Këto mund të duken si klishe. Po ne këtu do jemi. Vendi po shkon drejt destabilizimit. Dhe ndërkaq ti ke një qeveri të tërë, një pushtet të tërë që merret vetëm me këtë çështje, që si e si të mbrojë Edi Ramën që mos të shkojë në burg. Se është qeveria e tij, pushteti i tij, të gjitha këto të akumuluara. SAK nuk mund të gjykojë mënyrën se si ne japim tendera, u shpreh kryeministri Rama. U pyet për tenderin e tunelit të Llogarasë që ju dha kompanisë turke me mbi 50 milionë euro. Pra nuk mund ta gjykojë SPAK-u këtë punë sepse ka një vlerësim oferte që merret me këtë punë. Vlerësimi i ofertave është për burg. Vetë ata njëherë janë për burg, se ata kanë...
Vetë vlerësimi i ofertave dhe këtu, se ai flet për, se ai nuk e njeh shtetin dhe ligjin. Rama në, në praktikë, po t'ia heqësh kostumin e kryeministrit, Rama është një bandit i rëndomtë. Në këtë aspekt. Ai nuk e njeh shtetin dhe ligjin. Ai nuk e kupton që SPAK-u nuk ka marrë tenderin, SPAK-u ka parë se si janë pranuar ofertat. Se nuk ka pasur ndonjë ankimim. Ankimimin e parë aty e kanë bërë vetë qeveria që ka anulluar projektin, s'ka pasur ndonjë ankimim. Ka kërkuar dhe është në mesazhe Belinda Balluku, Vils Berberit që të kthejë mbrapsht vlerësimin që ka bërë komisioni i ofertave. Dhe ai e ka kthyer mbrapsht, berberi. Po berberi ç'punë ka? Ai është një drejtor, ç'punë ka me komisionin e ofertave? Pra, shiko këto janë të gjitha, ishte tre orë për t'u justifikuar, për të menaxhuar situatën që ky të rrijë në pushtet.
Ramës i duhet të rrijë në pushtet për dy arsye, një të shpëtojë nga burgu dhe e dyta është që të vazhdojë vjedhjen se këta nuk ngopen. Që një njeri që ka 300 apartamente si Lubia, vetëm mund t'i imagjinohet se ç'ka ky. Ky vetëm shtëpinë e ka 6000 metra katrorë. Ka kryeministër në botë 6000 metra katrorë shtëpi? Nuk ka. Nuk ekziston, vetëm ky është. Pra këta janë të babëzitur në këtë aspekt, po thashë gjëja më e rëndësishme këtu është mungesa e sigurisë kombëtare. Çështja e AKSH-it fakton një situatë tronditëse për, për, për vendin. Pra, se si kartelet nëpërmjet një koordinatori të emëruar nga kryeministri, kontrollojnë institucionet e shtetit. Dhe se si ato paracaktojnë se kush duhet të fitojë tenderat. U faktua përfundimisht që policia e shtetit dhe e gjithë kupola me në krye Ilir Prodën, janë ushtarët e Ergys Agasit. Dhe këtu unë dua t'ju them diçka dhe shpresoj që edhe institucionet e drejtësisë të, të merren. Një nga arsyet themelore pse ka ndodhur ngjarja në aeroport është pikërisht bashkëpunimi i Ergys Agasit me Prodën.
Është narko-shteti. Ky është sistemi. Në narko-shtet kështu funksionon. Se është një gjë që ne e kemi thënë, këtu të habitet kushdo, po ne nuk habitemi. Ne gëzohemi që më në fund po dalin në pah, po ne kemi vite që e dimë. Gys Agasin unë mund të kem katër vjet që e denoncoj. Çfarë të habitem unë, ne prandaj e kemi denoncuar, se i dinim këto. Po pse nuk e dimë ne se çfarë është Ilir Proda? Nuk e dimë ne? Pse kap vetë botës i thotë kryeministri, cakton një ministër të brendshëm dhe i thotë, ti do merresh me adresat se me të tjerat merret Ilir Proda. Çfarë ka atje është Proda, është Agasi, është Rama. Këto janë ata që drejtojnë. Dhe në këtë situatë, patjetër vendi është në një situatë realisht shumë kritike. Të gjithë jemi në situatë shumë kritike. Sepse po ju them jemi në vijat, në kufijtë e destabilitetit të vendit. Dhe patjetër që do të shkojë atje për sa kohë Edi Rama do vazhdojë të mbajë pushtetin me dhunë. Një qeveri kapet duke vjedhur, jepet dorëheqja dhe shkohet në proces zgjedhor.