ZYRTARE/ Merkato pa limit, Partizani transferon 2 lojtarë të tjerë

Pas 9 transfertave Partizani nuk ndalet në merkato. Ditën e sotme klubi i kuq ka zyrtarizuar dy përforcimet e reja, portierin 28 vjeçar Egland Haxho dhe mesfushorin Kristo Merko.

“Portieri 28 vjeçar Haxho, regjistron mjaft eksperienca në kampionatin shqiptar, ndërkohë në sezonin 2016 -2017 ishte pjesë e ekipit të Renovës. Ndërsa mesfushori 26 vjeçar Merko ish pjestar i ekipit përfaqësues U 21, do të provoj aventurën e parë në Kategorinë Superiore. Haxho ka nënshkruar një kontratë 1 + 1, ndërsa Merko do te jetë pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit për sezonin 2017 – 2018”, thuhet në njoftimin zyrtar të Partizanit.

Egland Haxho, Kristo Merko, Blerim kotobelli, Gerhard Progni, Mustafa Enok Xhixhiua, Milan Basrak, Xhovani La Kamera, Andrea Selvaxhio, Romeo Shahinas, Kristian Adorjan dhe Edgar Çani janë goditjet e Partizanit gjatë kësaj merkatoje.

/ SYRI.net /