Berisha: Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbrojtur aktet e tij kriminale dhe aktet e zyrtarëve të tij në detyrë
Berisha, akuzoi Edi Ramën se është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të mbrojtur aktet e tij dhe të zyrtarëve të tij të përfshirë në korrupsion dhe abuzim me detyrën.
Sipas Berishës, Rama po mashtron duke përmendur Bashkimin Europian, ndërkohë që BE kërkon nga Shqipëria luftën ndaj korrupsionit. Ai theksoi se Rama ka ndërmarrë një veprim të ulët dhe provokues ndaj qytetarëve, duke i shfrytëzuar ata për përfitime të paligjshme.
Berisha shtoi se, në vend të zbatimit të ligjit, Rama ka ndërmend të amnistojë shpërdorimin e detyrës dhe të heqë nga kodi penal ndëshkimin për këtë akt kriminal.
Fjala e tij:
Të gjitha pretendimet e tij janë një mashtrim. Në emër të Bashkimit Europian, por e garantoj se BE-ja ka kërkesë themelore për Shqipërinë, luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit me ligjin dhe detyrën.
Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbrojtur aktet e tij kriminale në detyrë dhe aktet e zyrtarëve të tij. Por do të flasin shqiptarët me të gjithë forcën e tyre.
Nuk ka provokim më të ulët ndaj qytetarëve. Ata paguhen jo për të shpërdoruar detyrën, por për të zbatuar në përputhje me ligjin, detyrën.
Kurse ky do të amnistojë, do të heqë nga kodi, shpërdorimin e detyrës.