Kam ndërhyrë 10 herë për Gecin/ Rama pranon se ka caktuar fituesit e tenderave - Për ‘Llogaranë’, u thashë hajdeni...
Gjatë konferencës për shtyp kreu i qeverisë Edi Rama ka pranuar që ka kontaktuar me Ballukun për biznesmenin e ndërtimit Ramë Geci.
Gazetarja e Syri tv Ambrozia Meta e pyeti Ramën nëse, “i kishte kërkuar zv/kryeministres që të zhvillojë takim me Ramë Gecin duke ju referuar dosjes së SPAK.
Është një pjesë e dosjes që është bërë tashmë publike në media ku Balluku thotë se Kryeministri më kërkoi të takoj biznesmenin Ramë Geci. Dhe 3 muaj më pas ai fitoi tenderin e rrugës në Porto Romano Durrës – loti 3 edhe pse kishte ofertë më të lartë se pjesëmarrësit e tjerë në tender.
Rama: Nuk po i kthehem sa gabim është që të shkëputen fletë e të shkëputen të dhëna nga një dosje hetimore dhe të hidhen në publik e më pas të zihen… por po përgjigjem direkt. Ramë Geci është njeri i nderuar i respektuar, një ndër ata që krijojnë punë dhe punësojnë njerëz. Që unë ti them ministrave tako këtë, e tako atë.. unë nuk e di.. për Ramë Gecin në atë rast.. po e bëj për Ramë Gecin e shokët e Ramë Gecit sa herë është nevoja. Dera ime është e hapur. Kryeministrat që ta dini ju, kolegët e mi, gjëmojnë nga prapa sipërmarrësve e ka disa prej tyre që harxhojnë pjesën më të madhe të kohës pikërisht duke folur me ta. Duke thënë çfarë keni nevojë e mbështetur. Që unë të kem thënë tako Ramë Gecin nuk ka çudi. Për Ramë Gecin jam interesuar jo një herë po 10 herë kur ka pasur nevojë të ketë kontakte për punë.
Pra dilema që kishin njerëzit e thjeshtë por edhe hetuesit e SPAK se a ishte e vërtetë që Rama ndërhynte për tenderat tek Balluku tashmë është e konfirmuar nga vetë Rama. Ai tha se mund të kem ndërhyrë 10 herë për Gecin. Pra duhet të ketë edhe tendera të tjerë e jo vetëm ky i Porto Romanos.
Por Rama ishte shumë i shqetësuar se gazetarët kanë mundur të kenë në dorë pjesë të dosjeve hetimore për hajdutët e qeverisë. Ai harron se kjo është detyra e tyre por indirekt lëshon edhe sinjalet e presionit të tij ashtu siç bën me drejtësinë, sidomos për ato media që nuk i kontrollon dot.
Ndërsa pyetjes tjetër të Syri TV, “Pse keni takuar përfaqësuesit e kompanisë që ka fituar tenderin e Tunelit e Llogarasë, Rama ju përgjigj se, “unë kam takuar përfaqësues të kompanish pa fund”. “I kam takuar që çke me atë punë”. “I kam thënë që çke me atë punë hajdeni në Shqipëri”.
Rama: A i kam takuar përfaqësuesit e tunelit të Llogarasë? Unë kam takuar përfaqësues të kompanish pa fund. I kam takuar që ç’ke me atë punë. I kam thënë që ç’ke me atë punë hajdeni në Shqipëri. Nga kjo tek pjesa pas tre muajsh fitoi tenderin dhe pastaj komenti e fitoi me çmim apo pa çmim janë si ato të Zhvejkut. Unë jam kaq vjeç, mora rrugën në Durrës e sa vjeç është gjyshja ime. Këtu nuk ndërhyj.
Ai nuk bëri asnjë koment në lidhje me diferencën e madhe që kishte tenderi që u shpall ne fillim dhe u anullua, me atë që u shpall pasi Rama e Balluku takuan përfaqësuesit e formës. Për këtë nuk tha ndonje gjë Rama. Ndërsa vijoi me lojën e fjalëve e me propagandën qe e ka mjeshtri e trashgimi partiake.