Shkëlqeu në fitoren e Como-s, ‘ylli’ kosovar në formacionin e javës në Serinë A
Xhiroja e 17-të në Serie A ka sjellë një paraqitje të jashtëzakonshme nga Mërgim Vojvoda. Skuadra e tij, Como, triumfoi me rezultat të thellë 3-0 në transfertwn e Lecce-s, ndërsa mbrojtësi kosovar ishte protagonist absolut i sfidës.
Vojvoda kontribuoi me dy asistime, duke qenë ndër futbollistët më të vlerësuar të skuadrës së Comos dhe duke u futur në formacionin e javës nga ‘SofaScore’, me një notë të lartë 7,8.
Me këtë paraqitje, Vojvoda jo vetëm që ndihmoi Como të arkëtojë tri pikë të rëndësishme, por konfirmoi edhe njëherë nivelin e lartë që po demonstron në elitën e futbollit italian.
Përveç Vojvodës, formacioni i javës përfshinë:
Portier: Caprile (Cagliari).
Mbrojtës: Kalulu (Juventus), Ziolkowski (Roma), Valenti (Parma).
Mesfushorë: Moro (Bologna), Nico Paz (Como), Kenan Yildiz (Juventus), Christopher Nkunku (Milan).
Sulmues: Douvikas (Como) dhe Rasmus Hojlund (Napoli).