Moggi zbulon planin ambicioz: Ndërtojmë ‘Juventusin’ e vogël në Shqipëri

Juventusi është një model frymëzues jo vetëm në Itali, por në të gjithë botën. Kjo është një ndër arsyet kryesore pse skuadra e Partizanit ka gjetur mbështetjen këshilluese të Luciano Moggit që shpreson të ndërtojë në Shqipëri një “Juventus të vogël”, shkruan "Tuttosport", raporton SYRI.net.

Nuk është rastësi që stol i është besuar të ish-lojtari të Juventusit, Mark Luliano i cili ka kryer dy transferta të bujshme italianin Giovanni La Kamera dhe Edgar Çanin.

Kjo është arsyeja pse presidenti Gazmend Demi ka vendosur për të punësuar Moggin si një konsulent dhe për të ndjekur këshillat e tij.

"Unë nuk jam një organ ekzekutiv vendimmarrës, por një konsulent i presidentit Demi. Dhe si i tillë unë e këshilloi presidentin për të krijuar një "Juventus të vogël” që do të thotë të bëjë atë që bëra unë me klubin torinez” - shpjegoi Moggi në një intervistë për “Tirana Times”.

/ SYRi.net /