Petrit Vasili në rrugën e Luan Ramës, që bën politikë edhe me poezi, këngë e valle

Në Lëvizjen Socialiste për Integrim, duket se nuk është vetëm Luan Rama që përdor teknikën e të bërit politikë me poezi, këngë e valle. Edhe Petrit Vasili, që kohët e fundit është shumë aktiv me statuse “të forta” në faqen e tij në Facebook ka “kopjuar” teknikën e Luan Ramës dhe ka shpërndarë në rrjet, një poezi të Jorgo Bllacit, për të ilustruar “kohën e maskarenjve”, ku jetojnë aktualisht shqiptarët.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Ja skaneri i pamëshirshëm i kohës dhe personazheve ku jetojmë:
EJA KENGA IME!...
Jorgo Bllaci

Eja kënga ime, s'kemi ç'rrimê, 
Mes kësaj rrëmuje pa kuptim,
Vrasësi ku hiqet për viktimë, 
Dhe viktimës i kërkon shpagim!
Ku tê përdhunuarat gjykohen,
Me të rrugës ligj nga prostitutat,
Ku tê marrë e të urtë përgojohen,
Dhe servilët, porsi minj nga skutat,
Dalin, rrahin gjoksin edhe mburren,
Se luftuan vrimash, si heronjtë,
Kuajve të ngordhur tek u sulen,
Per t'u hequr me tërbim patkonjtë...
Ku gjithkushi klith e shfryn paprerë,
Me një duf që mëshirona o zot!
Eja kënga ime, kaq poterë,
Unë e ti nuk e durojmë dot!
Se jo pakëz jeta na ka vrarë...
Ndaj, le t'ikim ku s'na sheh njeri!
Mbase larg në pyjet magjistarë,
Do të gjejmë prehje dhe qetësi!...