Tragjedia, policia vret gruan e dy fëmijët, më pas edhe veten

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Gjenova, Itali ku një polic ka vrarë gruan e tij, dy fëmijët të moshës 11 dhe 14 vjeç e më pas menjëherë ka qëlluar për vdekje edhe veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një apartament në sheshin “Mario Conti” në Cornigliano Gjenova.

Mauro Agrosì, polic i patrullave para se të qëllonte veten kishte njoftuar kolegët e tij për vrasjen e gruas dhe dy fëmijëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:45 të mëngjesit.

50-vjeçari ka lënë një letër lamtumire dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, që po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes.