‘Hidrauliku’ Rama u premtoi zgjidhje me tubin nga Turqia, Vlora duket se po kalon një tjetër natë pa ujë

Qyteti i Vlorës vijon të mbetet pa ujë.

Edhe pse ka kaluar më shumë se 1 javë që banorët e qytetit bregdetar rendin pas burimeve natyrore për të mbushur ujë me bidona, zgjidhja për ta duket se nuk do të vijë as natën e sotme.

Pavarësisht se Edi Rama, në cilësinë e hidraulikut i talli qytetarët e Vlorës në mesditë duke ju thënë se po vjen tubi nga Stambolli dhe bashkë me të edhe uji, duket se ashtu siç nuk di të bëjë kryeministrin, hidraulikun jo e jo nuk di ta bëjë.

Jemi vetëm dy ditë nga fundi i këtij viti dhe qytetarët e Vlorës ende nuk dinë nëse duhet të rrinë të shtëpitë e tyre për festën e fundvitit apo të ikin në qytete tjera ku kanë të afërmit.