'Do ndodhë si me kabllogramet e Gruevskit'/ Gjokutaj: Janë dekonspiruar materiale nga hetimet e SPAK, Rama ndikim në...

Avokati Genc Gjokutaj ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin Studio24 lidhur me hetimet e SPAK, funksionimin e institucionit dhe rolin e kryeministrit Edi Rama në raport me drejtësinë.

Gjokutaj deklaroi se nga disa çështje hetimore janë dekonspiruar materiale, duke theksuar se paralajmërime për këtë situatë kanë ekzistuar që dy vite më parë. Ai përmendi ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, duke thënë se ky i fundit kishte folur më herët për zhdukjen e materialeve, të cilat më pas rezultuan se ndodheshin të ruajtura në një kuti të gjetur.

Sipas Gjokutajt, burimet e informacionit nuk kanë qenë të vetme, ndërsa ai ngriti shqetësime për pasoja të mundshme edhe në raport me sigurinë kombëtare të SHBA-së, duke e krahasuar situatën me rastin e Maqedonisë së Veriut dhe kabllogrameve të publikuara gjatë qeverisjes së Nikola Gruevskit. Ai foli për ekzistencën e disa “hotspoteve” problematike dhe shprehu skepticizëm ndaj funksionimit të SPAK.

Avokati kritikoi mënyrën se si SPAK ka vepruar ndër vite, duke thënë se institucioni është marrë më shumë me çështje periferike dhe jo me thelbin e korrupsionit. Sipas tij, shpesh korrupsioni është trajtuar si shpërdorim detyre, ndërsa zyrtarët e nivelit të lartë kanë mbetur jashtë hetimeve.

Gjokutaj u shpreh se, nëse drejtësia nuk do të ishte e kapur, qeveria aktuale nuk do të ishte në pushtet. Ai shtoi se korrupsioni ka arritur përmasa të tilla sa është i pamundur të mos vihet re.

Më tej, Gjokutaj deklaroi se së fundmi ka një ndryshim në qasjen e SPAK, duke theksuar se në përzgjedhjen e drejtuesve të rinj, sipas tij, është treguar kujdes që kryeministri Edi Rama të mos ketë më ndikim të drejtpërdrejtë në dhënien e urdhrave ndaj institucionit të drejtësisë.

Gjokutaj:

Janë dekonspiruar materiale nga çështje. 2 vjet përpara i ka thënë Arben Ahmetaj. Thotë se e dinë që janë zhdukur por gjenden se janë në një kuti që është gjendur. Janë burime të tjera. Cenim i sigurisë kombëtare të Amerikës do të ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit, vodhi votat. Janë disa hotspote. Të gjithë e dimë dhe themi jo SPAK. SPAK ka ndërruar trajnerin dhe skemën e lojës.

Ky SPAK që merrej me arkat e peshkut. Jepte masë sigurie. Kjo praktikë ka qenë. Po të mos ishte i kapur, qeveria nuk do ishte në pushtet. Vepronte symbyllur duke marrë zyrtarë periferikë. Duke u marrë jo me thelbin e çështjes. E çonte korrupsionin në shpërdorim detyre. Korrupsioni ka mbërritur në këto përmasa saqë ka bllokuar rrugën. Nuk mund të mos e shikosh. Se si do të shkojë?

Sot mendoj se marzhi i kapjes së SPAK, si duket edhe në përzgjedhjen e drejtuesve të rinj është bërë kujdes që Rama të mos jetë më prezent në urdhër dhënien e tij.Siç duket është herët për të folur ka një intensitet të lartë, kryesorja duhet të fokusohemi atje ku është problemi. Kur futen duart ndodhin këto probleme. Integriteti moral është shtylla morale. Gjykatësit shprehen me vendim jo me përgënjeshtrim.

Gjatë vendimmarrjes janë bërë të tjera biseda. Ju e dini që Rama kur bëri kërkesën për Ballukun e kishte të sigurt që do merrte këtë vendim. Ka qenë 100% i sigurt. GJK bën sikur. Është nga vagonët e fundit që ky po e shfrytëzon. Me këtë gjykatë, të korruptuar moralisht së pari. Kjo gjykatë ka bllokuar zinxhirin procedurial të ankimimit në GJKKO. Ka kthyer në detyrë zv.kryeministren.