Interi e mbylli vitin në krye të Serie A, Kivu: Jemi në dhjetor, rruga është e gjatë
Pas fitores 1-0 ndaj Atalantës në Bergamo, Kristian Kivu mban këmbët në tokë, por vlerëson punën e Interit që mbyll vitin në krye të Serie A.
Trajneri zikaltër minimizon polemikat jashtë fushe dhe thekson rëndësinë e asaj që ndodh në fushë.
Tekniku rumun vlerëson paraqitjen e sulmit, duke nisur nga Turam dhe deri te Pio Esposito, vendimtar me asistin për golin e Lautaros.
“Janë djem që po rriten dhe po japin shumë. Është kënaqësi të kesh katër sulmues me vlerë”, nënvizon Kivu, pa harruar as Boni-n.
Sa i përket kryesimit në renditje, trajneri mbetet i matur: “Nuk ka asgjë të sigurt në futboll. Jemi të parët, por është vetëm dhjetor dhe rruga është e gjatë”.