VIDEO/ Hoxha: Rama bën gallatë, ndërsa Vlora mbetet pa ujë. Ujësjellësi i Vlorës u shkatërrua nga korrupsioni
Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës ka marrë përmasa alarmante, duke nxjerrë në pah dështime të rënda menaxheriale dhe akuza për shpërdorim fondesh publike.
I ftuar në edicionin informativ ‘Ora 19’ në SYRI TV, këshilltari i opozitës në Bashkinë Vlorë, Atird Hoxha, denoncoi atë që e cilësoi si një skandal të hapur të keqqeverisjes.
Gjatë intervistës me moderatoren Armela Ferko, Hoxha hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj Bashkisë së Vlorës dhe qeverisë, duke deklaruar se qyteti ndodhet sot në këtë gjendje jo për mungesë investimesh, por për shkak të keqqeverisjes dhe abuzimit me fondet publike.
Ai theksoi se vetëm që nga viti 2013 janë investuar mbi 70 milionë euro në ujësjellësin e Vlorës, pa përfshirë investimet e bëra në periudhën e qeverisjes së Partisë Demokratike, ndërkohë që qytetarët furnizohen zakonisht vetëm dy orë në ditë me ujë të pijshëm dhe, së fundmi, kanë mbetur për katër ditë rresht pa asnjë furnizim.
Sipas tij, tubat për të rregulluar defektin mund të merreshin në Janinë, por Rama me propagandën e tij, dhe me anë të Sinan Idrizit, po i sjell nga Turqia.
‘Ai tubi i 2009-ës me sa duket këta zotërinj nuk janë në gjendje që ta menaxhojnë dhe për më shumë sesa katër ditë tashmë, qyteti i Vlorës është pa ujë të pijshëm. Është, është ulëritëse dhe Rama vazhdon nëpërmjet statuseve, tenton të bëjë, gallatë do ta konsideroja unë, me qytetarët vlonjatë, të cilët prej dy ditësh po i tregojnë atij revoltën e brendshme që ata kanë, jo vetëm për shkak të ujit, por mendoj që për shkak të keqqeverisjes në total që ka pësuar qyteti i Vlorës, duke u kamufluar gjatë gjithë kohës ky zotëria me mbështetjen që e supozuam nga qyteti i Vlorës.
Unë mendoj që të gjitha investimet të cilat janë bërë në qytetin e Vlorës janë shpërdoruar, janë vjedhur nga ata që i kanë prokuruar këto, këto fonde, sepse ndryshe qyteti i Vlorës me këtë shumë që ju përmendët, por unë do t'jua saktësoj, janë më shumë se sa 70 milionë euro nga viti 2013, janë investuar në ujësjellësin e Vlorës dhe përsëri Vlora, për fat të keq, përjashtuar këto 5 ditë që nuk është furnizuar, furnizohet vetëm dy orë në ditë me ujë të pijshëm.
Pra, qyteti i Vlorës me këtë shumë të konsiderueshme të investuar, duke shtuar dhe ato të cilat janë investuar në qeverisjen e Partisë Demokratike, për të cilën këta zotërinj tentojnë nëpërmjet enturazhit të tyre dhe tallavasë së Ramës që të bëjnë pis investime të cilat i kanë rezistuar kohës, por falë keqmenaxhimit të tyre jemi sot në këtë gjendje, sepse dua të bëj dhe një saktësim.
Nëpërmjet një komunikimi privat që unë kam pasur me një nga inxhinierët i cili ka punuar në investimin e një kompanie hollandeze, siç quhet rëndomtë në komunikimin e përditshëm, i cili ka kap vlerën në 24 milionë euro, i cili i ka shërbyer maxhistralit të qytetit të Vlorës, pra pikërisht kësaj tubje, kësaj tuboje e cila sot është e dëmtuar. Në përfundim të projektit, SHA Ujësjellësit Vlorë, i cili ka qenë në varësi të Bashkisë Vlorë, i është lënë rezervë dy nga këto që sot propagandohen nga enturazhi i Partisë Socialiste që po prokurohen privatisht në Turqi, nga njeriu më i dështuar që ka falimentuar Air Albania dhe ka çuar Flamurtarin në ditët e tij më të zeza Sinan Idrizi, një biznesmen kontravers, i cili nuk dihet se çfarë biznesi ushtron në qytetin e Vlorës, por që nëpërmjet hulumtimeve tona në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është totalisht i zhytur ai dhe familjarët e tij me Air Albanian në miliona euro borxhe.
Ky zotëria sot po propogandohet nga enturazhi i Partisë Socialiste po bën ky të mundur ardhjen e këtyre pajisjeve, të cilat siç theksova, kanë qenë pajisje rezervë të lëna nga kompania e cila ka kryer punimet dhe madje ka lënë edhe tubo rezervë në rast se do të kishte nevojë apo për të bërë ndonjë ndërhyrje të mëvonshme.
Nuk kishte nevojë qyteti i Vlorës që të rrinte katër ditë pa ujë për të ardhur, për të ardhur kjo pajisje apo këto pajisje nga Turqia. Madje në një komunikim që kam pasur me këtë zotërinë i cili për shkak të komunikimit tim privat nuk ka dashur që të jetë publik, më ka, më ka sugjeruar që këto pajisje gjendeshin rreth 200 km në veri të, në veri të shtetit grek, në Janinë ndodheshin këto pajisje.
Këta duan të glorifikojnë Idrizi i cili ka prishur jo vetëm, thashë dhe njëherë këto dy kompani dhe këto emblema, siç është emblema e klubit të futbollit Flamurtari dhe Air Albania së famshme që do fluturonte matanë oqeanit, duan që ky zotëria tani të jetë shpëtimtari i situatës’, tha Atird Hoxha gjatë bisedës së tij në SYRI TV.