Real, Barça dhe Bajern në garë për mbrojtësin e Gjermanisë

Real Madridi është i interesuar për shërbimet e Niko Shlotebek.

26-vjeçari i mbrojtjes së Dortmundit duhet të marrë një vendim, pasi klubi gjerman po ashti i ofron rinovimin e kontratës që përfundon në vitin 2027.

Në garë për shërbimet e Shlotebek janë edhe klube si Barcelona dhe Bajern Mynih.

Fakt është se deri tani mungojnë ofertat zyrtare për lojtarin e përfaqësueses gjermane.

Dortmundi e transferoi në vitin 2022 nga Freiburg, ndërsa në total pagoi 20 milionë euro.

Për këtë nuk do të heqë dorë nga shërbimet e gjermanit, nëse nuk paraqitet oferta e duhur.

Interesante do të jetë nëse do të lëvizë jashtë Gjermanisë. Deri tani ka preferuar të luajë në vendin e tij.