SYRI TV/ Festat e fundvitit paralizojnë trafikun e Tiranës, shoferët: Kemi me orë të tëra në trafik

Tirana është paralizuar nga trafiku i automjeteve. Festat e fundvitit dhe kthimi i emigrantëve, e ka vështirësuar edhe më tej situatën e qarkullimit në kryeqytet, me rrugë të tëra që janë bllokuar për orë të tëra. Problem më i madh kanë qenë rrugët dalëse, si Unaza e Madhe apo rruga ‘Dritan Hoxha’, ndërsa edhe qendra e Tiranës nuk është përjashtuar nga trafiku.

Syri TV

Festat e fundvitit kanë sjellë një trafik të rënduar në Tiranë. Kryeqyteti është futur në kolaps total, pasi pothuajse gjatë gjithë ditës akset kryesore rrugore janë paralizuar nga vargu i gjatë i makinave. Daljet e Tiranës, siç është rruga “Dritan Hoxha”, apo edhe Unaza e Madhe e kryeqytetit, kanë qenë të bllokuara për orë të tëra, ndërsa radha e automjeteve ishte e gjatë.

Gjithashtu edhe qendra e Tiranës nuk është përjashtuar nga trafiku, siç është Unaza e Vogël, rruga e Dibrës, Qemal Stafa si dhe rrugët të tjera që të drejtojnë për në qendër. Drejtuesit e automjeteve shprehen të irrituar për një situatë të tillë, duke theksuar se kjo situatë nuk ndodh as në vendet më të populluara të botës.

Trafiku në rrugët e Tiranës, është kthyer në një gangrenë të përditshme për të gjithë banorët e kryeqytetit, ndërkohë që kjo situatë rëndohet më tepër në periudhën e kthimit të emigrantëve, siç janë festat e fundvitit, apo pushimet verore.