Identifikohet pas 16 vitesh viktima e sulmeve tragjike të 11 shtatorit

Një tjetër viktimë e sulmeve tragjike  të 11 shtatorit 2001 në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork, është identifikuar ditën e djeshme, pavarësisht kalimit të viteve.

Viktima mësohet se është mashkull dhe është personi i 1641-të, që është identifikuar.

Sulmet e përgjakshme vranë 2,753 persona, raporton “BBC”

Identiteti i tij, tek i cili u arrit duke përdorur një teknologji të re për ADN-në, është mbajtur i fshehtë me kërkesë të familjarëve të tij. 

Identiteti i personit u konfirmua nga Zyra e Mjekut Ligjor të Nju Jorkut, që saktësoi se u realizua falë ritestimit të ADN-së së rekuperuar në vitin 2001. 

Dy avionë u përplasën 11 shtatorin e 16 viteve më parë me kullat e Ëorld Trade Center në Nju Jork, një ndaj Pentagonit dhe një tjetër u rrëzua në Pensilvani, duke marrë rreth 3 mijë jetë dhe plagosur mijëra të tjerë./SYRI.net/