Aktori e shkrimtari i shkruan Ramush Haradinajt: Vetëm njeriu i unt për pushtet ngutet me folë…

Nga Çun Lajçi/

I dashtuni Ramush,

Po e lexoj atë që e paske shkrue “PDK,LDK,AAK mund ta bëjnë Qeverinë pa Kurtin” dhe aty po e shoh arsyen e humbjes tande dhe të dy partive tjera.

Por nji gja po ta thotë ky plaku artist, që t’ka dashtë pa shibla e pa hesap pushteti:

Vetëm njeriu i unt për pushtet ngutet me folë dhe s’priton me u koritë, tue i thirrë partitë humbëse me ba qeveri,

pa e pritë fjalën e asaj që e fitoi besimin e popullit

me gati gjysmën e votës.

A e sheh tash sa “i zgjuet” del? A e sheh pse populli po t’ndan prej vetes?

Sepse populli, Ramush, edhe kur humb, di me pritë; edhe kur s’fiton, di me u përmbajtë; ndërsa nxitimi për pushtet

asht gjithmonë shenja e fundit para rënies.

29.12.2025