Frika në palcë nga protesta, Rama tallet dhe përçmon vlonjatët: Duroni se po shkoj të marr manikotat...
Dukët se protesta e qytetarëve të Vlorës për ujin që ju mungon tash 5 ditë ka zgjuar nga gjumi edhe kreun e Rilindjes Edi Rama.
Qytetarët një natë më parë i prishën festën bashkisë pasi protestuan për mungesën e plotë të ujit në shtëpitë tyre. Protësta e tyre vijoi edhe sot paradite
Ndërkohë Rama i mësuar që të tallet lirisht me qytetarët shqiptarë dhe me çdo reagim të tyre e që ka 13 vjet në qeverisje duket se mendon ta kalojë lehtë edhe këtë situatë. Edhe pse nuk ka shumë kohë, pasi po merret shumë me mbrojtjen e hajdutëve që ja ka mbërthyer SPAK-u, ai gjen kohë sërish të tallet e përçmojë edhe vlonjatët, ata që ia japin votën në çdo palë zgjedhje.
Paturpësia më e madhe e një kryeministri është se përpiqet që fajin për përgjegjësitë e tij tua përcjellë të tjerëve. Gërmon nëpër letra e gjen se fajtore qenka qeveri që u solli ujë vlonjateve e jo kjo qeveria e tij e administrata e mbushur me patronazhistë që kanë vjedhur e zhdukur çdo mjet që i shërbente mirëmbajtjes së ujësjellësit.
Tani del si “heroi” që zgjidh problemet. Ndërkohë që u desh reagimi guximtar i disa qindra qytetarëve vlonjatë që të zgjohej edhe Rama edhe patronazhistët e te mundohen të rregullojnë diçka. Një ditë më parë dhe gjatë ditës së sotme nxori deputetet e pushtetin lokal të mashtrojnë e të gënjejnë. Të gjithë flisnin si inxhinierë. Tani foli edhe inxhinieri i madh që nuk e dimë akoma nëse ka bërë ndonjë denoncim për “grupin e strukturuar kriminal” që kishte zbuluar zëvendësja e tij në këtë qytet e pikërisht në ndërmarrje e ujësjellësit.
Postimi i Ramës:
Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…
Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën.
Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë./E.I/