Korçë, arrestohet hajduti i targave
Një 23 vjeçar u arrestua pasi vodhi targat e 5 automjeteve në pronësi të shtetasve të ndryshëm.
Targat e vjedhura u gjetën në banesën e 23-vjeçarit.
Autori i dyshuar, është shtetasi D. V., 23 vjeç, banues në Korçë, dhe u arrestua për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.