Vrasja e Santiago Malkos, shtyhet gjyqi ndaj Leonardo Dukes
Shtyhet sërish seanca gjyqësore në ngarkim te Leonard Dukës të akuzuar për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko në gusht te viti 2019.
Leonard Duka nuk ishte i pranishëm në seance, të pranishme ishim nëna dhe motra e Santiago Malkos.
Mbrojtja e Dukës kërkoi shtyrjen e seancës për shkak se i pandehuri ka munguar dhe konkluzionet do ti parashtronin sëbashku.
Kërkesa u pranua nga trupi gjykues dhe seanca e radhës do të zhvillohet më 16 janar në 13:30.
Spak ka kërkuar 32 vite burg në pretencën e dhënë për Leonard Dukën.