Milan i saktë dhe i pamëshirshëm, ‘snajperi’ Pulisic një gol çdo dy goditje
Milan vazhdon të tregojë efektivitet të jashtëzakonshëm nën drejtimin e Massimiliano Allegri-t, duke aplikuar filozofinë e tij të “corto muso” (efikas dhe i drejtpërdrejtë): mjafton një goditje për të vendosur një ndeshje. Këtë sezon, kuqezinjtë janë treguar ndër ekipet më efikase të Serie A: në 5 nga 16 ndeshjet e luajtura, kuqezinjtë shënuan që në goditjen e parë në portë, me protagonistë si Saelemaekers (kundër Napolit dhe Parmës), Rafa Leao (kundër Pisa-s), Ricci (kundër Atalantës) dhe Rabiot (kundër Torinos).
Kjo performancë i jep Milanit një përqindje realizimi prej 12.6%, më e larta në Serie A, e barabartë me atë të Interit. Ndryshe nga Milani, Interi ka humbur më shumë shanse të mëdha, por golat e shumtë e kanë mbajtur përqindjen të njëjtë.
Christian Pulisic, i quajtur “Capitan America”, është elementi më spektakolar: ka shënuar 8 gola me 11 goditje drejt portës (jo duke llogaritur topat të kthyer), duke arritur një efikasitet prej 50%. Nëse llogariten vetëm goditjet brenda kuadratit, realizimi rritet në 73%, nivel që e ndan vetëm me Rasmus Hojlund të Napolit.
Madje, statistikat e Pulisic-it bëhen edhe më mbresëlënëse kur marrim parasysh minutat e lojës: nga 1440 minuta të mundshme në Serie A, ai ka luajtur vetëm 595 minuta, por ka kontribuar me 8 gola dhe 2 asistime, duke shënuar një gol çdo 74 minuta. Ky nivel saktësie dhe efikasiteti e bën amerikanin një “snajper” të vërtetë dhe një nga arsyet kryesore që Milani vazhdon të ëndërrojë për tituj dhe sukses në Serie A dhe Champions League.