Prej 5 ditësh pa ujë/ Ujësjellësi Vlorë: Mos pini ujin nga autobotet

Prej 5 ditësh banorët e qytetit të Vlorës nuk kanë ujë në çezmat e tyre. 

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve ka reaguar për situatën.

Deri më tani vetëm një pompë po furnizon zonën e Lungomares ndërkohë pjesa tjetër e qytetit po furnizohet me autobote. Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njoftoi qytetarët se uji i autoboteve mund të përdoret vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum.