'Banorët e Vlorës 5 ditë pa ujë', drejtori i Ujësjellësit pranon krizën: Kemi shkuar të rregullojmë defektin dhe nuk ia kemi arritur!

Banorët e Vlorës vazhdojnë të përballen me pasoja të menaxhimit të dobët të Ujësjellësit dhe Bashkisë. Qytetarët kanë qëndruar 5 ditë pa ujë, ndërkohë që drejtuesit e institucionit nuk kanë arritur të rregullojnë defektin e tubit, edhe pas tre tentativash të dështuara.

LEXO EDHE: Vlora mbetet pa ujë për të pestën ditë radhazi, vijon sot protesta para bashkisë

Në një deklaratë pë mediat, Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellësit, pranon hapur problemet:

“Kemi shkuar 3 herë të rregullojmë defektin dhe nuk ia kemi arritur për shkak të presioneve që ka kolona e tubit. Nuk e kemi arritur të bëjmë riparimin, por duhet ta bëjmë, më dëgjoni një sekond.

Pajisjet janë duke ardhur dhe sonte qytetarët në mesnatë do t’u rikthehet uji. Do takohemi sërish, por nuk ua kemi rikthyer banorëve të Vlorës prej 5 ditësh pa ujë.”

LEXO EDHE: Skandaloze/ Banorët e Vlorës 5 ditë pa ujë, thërrasin: Duam ujë, plasi kolera! Bashkia u mbyll derën u vërsul policët

Deklarata e drejtorit tregon një mungesë totale përgjegjësie dhe planifikimi, ndërkohë që qytetarët mbeten të penalizuar për paaftësinë e institucioneve që duhet të sigurojnë shërbimet bazë.

Situata nxjerr në pah dështimin e menaxhimit të Bashkisë dhe Ujësjellësit, duke lënë qytetarët pa zgjidhje dhe duke shkaktuar shqetësim të madh në jetën e përditshme.

Banorët e Vlorës presin veprime konkrete dhe përgjegjësi, jo vetëm premtime dhe vonesa të përsëritura.