'Duan ujë, qëllojnë me vezë!' Banorët e Vlorës bllokojnë rrugën: Ujësjellësi i Lubisë, bashkia e kusarëve
Me thirrjet ‘Duam Ujë’, ‘Poshtë qeveria”! Bashkia e Kusarëve!
Të shumtë janë qytetarët të cilët pasi gjetën të mbyllur derën e bashkisë u nisën drejt prefekturës.
Për disa minuta banorët u ulën këmbëkryq pranë sheshit të Flamurit duke bllokuar dhe qarkullimin.
Ata i kërkojnë kryetares së bashkisë, Brunilda Mersini të japë dorëheqjen. Thirrjet e tyre janë dhe: Poshtë qeveria! Ujësjellësi i Lubisë.
"Përtej situatës së rëndë që po përjeton qyteti, më të rëndë e bën qyteti karshillëku i bashkisë, qeverisë, kreu I narkoshtetit Edi Rama. Kam kërkuar në telefon kryetaren e bashkisë por nuk përgjigjet. Bëj thirrje prefektes të marrë situatën nën kontroll. Situata është kritike përsa i përket higjienës" thotë një banor.
Më parë drejt bashkisë ata kanë hedhur dhe vezë dhe letra higjienike, ndërsa kanë kërcënuar se do të bllokojnë dhe rrugët. Edhe Syri Tv telefonoi live kryetaren e bashkisë së Vlorës por ajo nuk u përgjigj.