FOTO/ Ç'botë e vogël: Hillary Clinton në të njëjtën dasmë me Tiffany Trump dhe Jennifer Lopez!

Edhe pse mund te tingellojë e papritur për shumicën e njerëzve, ish - Zonja e Parë dhe ish-Sekretarja e Shtetit e SHBA, Hillary Clinton me vajzën e vogël të Presidentit Donald Trump, Tiffany si dhe me këngëtaren Jennifer Lopez kanë marrë pjesë në të njëjtën dasmë.

Dasma në fjalë duket se ishta dita më e lumtur e Sophie Lasry, vajza e një donatori të fuqishëm të Hillary dhe Bill Clinton, e cila u martua me Alexander Swieca të dielën, më 6 gusht. Po aty, këngëtarja Jennifer Lopez ishte e ftuar me të dashurin e saj ,Alex Rodriguez dhe kishte veshur një fustan të mrekullueshëm të gjelbër.

Hillary Clinton u shfaq si një nga të ftuarat speciale te mbremjes në krah të bashkëshortit, ish-Presidentit Bill Clinton.

Ndërkohë, Tiffany Trump, vajza e 'armikut' të familjes Clinton, Presidentit aktual Trump, u pa tek qëndronte krenare në anën tjetër të sallës.

Ç’botë e vogël!

SYRI.net/