Triumfojnë Lakers dhe Clippers, Oklahoma vazhdon marshimin, ndalen Bostoni dhe Detroiti
Los Angelos përjetoi një mbrëmje pozitive në NBA, me fitore të dy skuadrave të qytetit. Lakers u rikthyen te suksesi pas triumfit bindës 125-101 ndaj Sacramentos, në një ndeshje ku dominuan nga minuta e parë deri në fund. Luka Dončić ishte protagonisti absolut me 34 pikë, ndërsa LeBron James dha kontribut të rëndësishëm me 24 pikë, duke udhëhequr ekipin drejt një fitoreje të qetë.
Fitore arritën edhe Clippers, që mposhtën Detroitin me shifrat 112-99. Kawhi Leonard zhvilloi një paraqitje spektakolare, duke realizuar 55 pikë dhe 11 rebound, shifra që bënë diferencën në parket dhe i siguruan suksesin skuadrës tjetër të Los Angeles-it.
Në krye të renditjes së NBA-së vazhdon të qëndrojë Oklahoma, që konfirmoi formën e shkëlqyer me fitoren 129-104 ndaj Philadelphia-s. Kampionët në fuqi u mbështetën te dyshja Holmgren–Shai, të cilët së bashku realizuan 56 pikë dhe kontrolluan ritmin e takimit.
Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Washingtoni, që mposhti Memphisin 116-112 falë lojës kolektive, me tetë lojtarë që shënuan mbi 10 pikë. Ndërkohë, Golden State zhgënjeu në transfertë, duke u mundur 141-127 nga Toronto; 39 pikët e Curry nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.
Mbrëmjen e plotësoi suksesi i Portlandit 114-108 ndaj Bostonit, në një duel ku Sharpe dhe Avdija realizuan së bashku 50 pikë.
Rezultatet:
Toronto – Golden State 141-127
Oklahoma – Philadelphia 129-104
Portland – Boston 114-108
Washington – Memphis 116-112
Clippers – Detroit 112-99
Lakers – Sacramento 125-101