VIDEO/ Gabimi i Gjimshitit i ‘dhuron’ golin Lautaros, Interi thyen Atalantën dhe merr kreun e Serie A
Interi mposht Atalantën brenda në Bergamo me rezultatin minimal 1-0, por që i mjafton për të marrë tri pikët dhe kreun e Serie A.
Vendimtar ishte goli i Lautaro Martinez, i cili erdhi pas një gabimi të Berat Gjimshititit në minutën e 65-të.
Atalanta 0 - [1] Inter - Lautaro Martínez 65'
byu/ayoefico insoccer
Me tri pikët e marra zikaltrit e mbyllin në krye të Serie A vitin 2025, një më shumë se Milani dhe 2 nga Napoli, ndërsa Atalanta ndodhet në vend të 10-të (22 pikë).