Surinam: Burri vret me thikë nëntë persona, përfshirë pesë fëmijë

Një burrë vrau me thikë nëntë persona, përfshirë pesë fëmijë, natën e së shtunës, 27 deri të dielën, 28 dhjetor, në Paramaribon lindore, kryeqytetin e Surinamit, një vend i vogël holandez në veri të Amerikës së Jugut, njoftoi policia, duke shtuar se burri ishte plagosur dhe arrestuar.

“Gjatë natës së së shtunës, 27 dhjetor deri të dielën, 28 dhjetor, një individ mashkull vrau katër të rritur dhe pesë fëmijë me një objekt të mprehtë.

Një fëmijë i gjashtë dhe një i rritur u plagosën rëndë dhe u transportuan” në spital, sipas deklaratës së policisë, e cila tregoi se ata duhej të qëllonin mbi të dyshuarin, i cili u plagos në këmbë dhe është shtruar në spital.