4 ditë pa ujë/ Noka: Bashkia Vlorë me këto ritme do rikthejë në fuqi rregullin e larjes vetëm të dielave

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar me ironi në lidhje me protestën e qytetarëve të Vlorës të cilët kanë 4 ditë pa ujë.  

‘Bashkia Vlorë me këto ritme do rikthejë në fuqi rregullin e larjes vetëm të dielave’, shkruan Noka në Facebook.

Kujtojmë se banorët shqyen dyert e teatrit Petro Marko, ku administrata e bashkisë po organizonte një festë gala, duke i detyruar të anulojnë shfaqjen.