Zhupa shpërthen ndaj Bashkisë së Vlorës: Qytetarët pa ujë, kryebashkiakja u thotë të lahen me shampanjë
Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e PD, Ina Zhupa u shpreh se situata në Vlorë është e papranueshme, ndërkohë që kryebashkiakja Brunilda Mersini ka qëndruar indiferente ndaj krizës së ujit, duke komentuar: “Pse ankohet populli për ujë dhe nuk lahen me shampanjë?!”
Zhupa denoncoi menaxhimin katastrofik të Bashkisë dhe qeverisë, që sipas saj jetojnë në një botë paralele të koncerteve, ballove, verës dhe tenderave, ndërsa qytetarët përballen me mungesën e shërbimeve bazë. Ajo shprehu mbështetje të plotë për protestuesit vlonjat, duke vlerësuar dinjitetin dhe qytetarinë e tyre.
Postimi:
Brunilda Mersini, kryebashkiakja e Vlorës, mësohet të ketë thënë : Pse ankohet populli për ujë dhe nuk lahen me shampanjë?!
E kanë shkatërruar Vlorën dhe Shqipërinë dhe jetojnë në botën paralele me koncerte, ballo, verë e tendera!!
Ju lumtë protestuesve vlonjat, plot dinjitet dhe qytetari.