‘Vlora-Vlora…bjeri moj të lumtë dora!’/ Blushi: Rama dhe banditët e tij në bashki, thanë qytetin për ujë

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me protestën e vlonjatëve, të cilët kanë 4 ditë pa ujë në çezmat e banesave të tyre.

‘Dinjiteti i Vlorës nuk mund të nëpërkëmbet! Babëzia e Edi Ramës dhe banditëve të tij në krye të Bashkisë ka tharë qytetin për ujë, për të notuar për vete në korrupsion. Vlora, 4 ditë pa ujë!

Nuk është vetëm një shkelje e një të drejte bazë. Emergjenca jetësore e krijuar për shkak të vjedhjes është kriminale’, shkruan Blushi në Facebook.

Postimi i plotë:

Vlora-Vlora, bëja fora, bjeri moj të lumtë dora!

Dinjiteti i Vlorës nuk mund të nëpërkëmbet! Babëzia e Edi Ramës dhe banditëve të tij në krye të Bashkisë ka tharë qytetin për ujë, për të notuar për vete në korrupsion.

Vlora, 4 ditë pa ujë!

Nuk është vetëm një shkelje e një të drejte bazë. Emergjenca jetësore e krijuar për shkak të vjedhjes është kriminale.

Është fyerje ndaj krenarisë së çdo vlonjati që nuk mund të durojë më një çetë hajdutësh që i përmbyt në verë dhe i than për ujë në dimër.

Ngrihuni!

Zëri juaj po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë!

Mos lejoni që dinjiteti i Vlorës të poshtërohet! Bashkohuni kundër padrejtësisë!