Protestuesit anulojnë mbrëmjen e organizuar nga bashkia në Vlorë, policia kërkon largimin e tyre nga salla
Banorët e Vlorës, të cilët përballen prej katër ditësh me mungesë të ujit të pijshëm, dolën sot në protestë para Teatrit “Petro Marko”. Situata u tensionua kur disa prej protestuesve thyen radhët e policisë dhe hynë brenda ambienteve të teatrit, duke kërkuar zgjidhje urgjente për furnizimin me ujë.
Forca të shumta policie u vendosën brenda dhe jashtë ambienteve të godinës, duke kërkuar që protestuesit të dalin jashtë. Qytetarët shprehen indinjatën e tyre ndaj mosveprimit të institucioneve lokale, ndërsa paralajmërojnë se do të vazhdojnë të mobilizohen deri në një përgjigje konkrete nga autoritetet për furnizimin me ujë.