Qytetarët e Vlorës përplasen me policinë, tentojnë të futen në ambjentet ku po feston administrata

Qytetarët e Vlorës janë ngritur në protestë pasi kanë 4 ditë pa ujë në rubinetat e shtëpive.

Duke akuzuar administratën e bashkisë për mungesë informacioni mbi gjendjen skandaloze që ndodhet qyteti, banorët kanë dalë përpara Teatrit Petro Marko, atje ku po festojnë fundin e vitit administrata e bashkisë.

Nga pamjet që po transmeton SYRI, dallohen qytetarët e revoltuar të cilët kërkojnë të futen në ambjentet e brendshme të Teatrit Petro Marko, por po bllokohen nga Policia e Shtetit.