Cristiano Ronaldo fiton çmimin ‘Lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme’

Cristiano Ronaldo është nderuar me një çmim të veçantë nga “Globe Soccer Awards”.

Superylli portugez, që luan tek Al-Nassr në Arabinë Saudite, ka fituar çmimin “Lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme”.

Ronaldo ka shënuar 41 gola përgjatë vitit 2025 me klubin e tij, Al-Nassr dhe me kombëtaren e Portugalisë.

Në përgjithësi, Ronaldo është duke e ndjekur rekordin e 1000 golave në karrierë, i paarritur nga askush në historinë e futbollit.

Momentalisht, 40-vjeçari ka shënuar 956 gola në karrierë, me dy të fundit të shënuar mbrëmë në fitoren ndaj Al-Okhood.