Barja: Revolucioni i Trump, po rishkruan rendin botëror dhe po ‘ngjesh’ Europën

Ardhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka shkaktuar një “tërmet gjeoekonomik dhe gjeopolitik” që po ndryshon rrënjësisht rendin botëror. Këto ndryshime esenciale, të evidentuara gjatë muajve të parë të presidencës së tij, po vendosin themelet për një realitet të ri global, ku balancat e vjetra të pushtetit po rishkruhen.

I ftuar në emisionin ‘Syri i Botës’ me moderatoren Dori Daka, Emanuel Barja i tregjeve financiare theksoi se presidenca e Donald Trump ka shkaktuar një tërmet gjeoekonomik dhe gjeopolitik, që po rishkruan balancat e pushtetit global. Sipas tij, dy lëvizje kryesore po tronditin skenën ndërkombëtare: përafrimi ekonomik midis SHBA-ve dhe Kinës dhe ripozicionimi strategjik i SHBA-ve në raport me Rusinë, që krijon një “sanduiç” të Europës mes fuqive të mëdha.

Barja theksoi gjithashtu ndryshimet e brendshme në SHBA, ku mbështetja për teknologjinë dhe zhvendosja e kapitalit nga industritë tradicionale drejt sektorëve të rinj po transformojnë ekonominë amerikane. Ai përmendi edhe shkëputjen e influencës së lobit hebre në politikën amerikane, duke e cilësuar si një ndryshim të rëndësishëm në administratën e Trump-it. 

Pjesë nga deklarata:

Ç’ka është evidente dhe e qartë, sidomos në 11 muajt e fundit, që nga shkurti kur presidenti Trump u fut në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, janë pikërisht dy ndryshime esenciale që kanë ndodhur dhe që me të vërtetë kanë shkaktuar tërmet jo vetëm politik, sepse tashmë politika është bërë një farë lloj praktike e çdokushit dhe e çdo entiteti politik gjithandej botës, por është bërë gjithashtu një tërmet gjeoekonomik dhe gjeopolitik.

Gjeoekonomik, kemi një përafrim të interesave ekonomike të dy fuqive më të mëdha të botës, Kinës dhe SHBA-ve. Ndërsa gjeopolitik, natyrisht, kemi edhe lëvizjet e fundit të presidentit Trump në përafrimin me Rusinë, duke përfshirë, si të themi, “sanduiçimin” e Evropës dhe projektit kulturor-politik evropian brenda këtij sanduiçi të Kinës, Rusisë dhe SHBA-ve.

Edhe ndryshimet kulturore që kanë ndodhur me ardhjen e presidentit Trump në superfuqinë amerikane janë të dukshme. Këto ndryshime tashmë kanë filluar të futen thellë, edhe në administratat që askush nuk e kishte menduar më parë për shembull, në administratën britanike, në administratën e qeverisë gjermane dhe deri diku në atë franceze.

Gjithashtu, Dori, kemi aluduar shumë herë në ndryshimet në aspektin teknologjik dhe mënyrën se si liderët më të fuqishëm të Silicon Valley njerëzit si Kopi i Thellë, Elon Musk, Andreessen, Jarvin do të përçojnë influencë të madhe tek administrata e re.

Nga urdhërat ekzekutiv që presidenti Trump ka nënshkruar vetëm në tre muajt e parë të mandatit të tij, shumica kanë konotacion drejt mbështetjes së teknologjizimit të ekonomisë amerikane. Përveç ndryshimeve që reflektohen në aspektin e jashtëm, gjeopolitik, kemi edhe një evolucion të brendshëm, madje një revolucion të brendshëm në Amerikë.

Janë tre çështje të rëndësishme që po ndodhin atje. E para është lëvizja e kapitalit dhe e aseteve bazë amerikane nga duart e konglomeratëve, si GM dhe Ford, pra nga industria tradicionale, për shembull nafta, e cila ka pasur influencë të madhe në administratën amerikane që nga fillimi i shekullit XIX deri kur Trump mori mandatin e tij të parë.

Pastaj, ndryshimet politike si ndikimi i lobit hebre në politikën amerikane, për shembull AIPAC kanë ndryshuar gjithashtu me ardhjen e presidentit Trump. Është paradoksale, sepse Trump ka lidhje familjare hebreje vajza e tij Ivanka është e martuar me një familje hebreje, disa fëmijë janë konvertuar por ai ka tërhequr dhe ka reduktuar ndikimin izraelit në administratën e tij.