‘Zgjedhja e kreut të Avokatit të Popullit antikushtetuese’/ Kalaja njofton depozitimin e kërkesës në GjK

Ish-kandidatja për kreun e Avokatit të Popullit, Adriana Kalaja ka njoftuar se do të çojë në Gjykatën Kushtetuese procedurën e zgjedhjes nga Kuvendi i Shqipërisë.

‘Ju bëj me dije se nesër, më datë 29.12.2025, depozitoj në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën time me objekt:

- Konstatimin e antikushtetutshmërisë dhe  pavlefshmërisë, së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 11 dhjetor 2025.

Po kështu, kam kërkuar edhe pezullimin e efekteve juridike të këtij procesi antikushtetues dhe antiligjor, deri kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të botohet në Fletoren Zyrtare’, shkruan Kalaja në Facebook.

Postimi i plotë:

NJOFTIM:

Të Nderuar Miq dhe Mbështetës.

Duke uruar të jeni shumë mirë, si dhe duke Ju falenderuar për gjithë mbështetjen pa kushte dhe të pakufishme që më keni dhënë lidhur me kandidaturën time për postin kushtetues të Avokatit të Popullit,  Ju bëj me dije se nesër, më datë 29.12.2025, depozitoj në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën time me objekt:

- Konstatimin e antikushtetutshmërisë dhe  pavlefshmërisë, së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 11 dhjetor 2025.

Po kështu, kam kërkuar edhe pezullimin e efekteve juridike të këtij procesi antikushtetues dhe antiligjor, deri kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të botohet në Fletoren Zyrtare.

Për më shumë detaje, më ndiqni nesër në ora 10.00, në deklaratë për media nga Gjykata Kushtetuese.

Kush është hapi i rradhës?

Së shpejti......