Liderët europianë do zhvillojnë bisedë telefonike me Zelenskin dhe Trump pas takimit në Florida

Pas takimit mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump në Floridë, liderët europianë do të zhvillojnë një bisedë telefonike me të dy liderët, njoftoi një përfaqësues i Kievit.

“Është planifikuar një komunikim telefonik,” tha për gazetarët Sergey Nikiforov, zëdhënës i Zelenskyt, duke shtuar se lista përfundimtare e pjesëmarrësve ende po përpilohet.

Takimi mes Trump dhe Zelenskyt në Floridë pritet të fillojë rreth orës 19:00 sipas orës shqiptare (13:00 ora lokale).