Kupa e Botës në Ski/ Lara Colturi, e dyta në zbritjen e parë në Semmering
Lara Colturi bën një paraqitje të shkëlqyer në zbritjen e parë në Semmering dhe zë vendin e dytë në renditje.
Slalomi është disiplina e saj e preferuar dhe 19-vjeçarja ka bërë një garë perfekte në lëshimin e parë në Semmering të Austrisë. Shanset për të mbyllur vitin 2025 me një vend në podium janë të mëdha, por duhet pritur edhe zbritja e dytë që të mund të festojë.