Djegia e autobusëve/ Policia e Durrësit zbardh shkakun: Shkëndijë elektrike në një bateri
Flakët që shpërthyen mesditën e të shtunës në një pikë parkimi autobuzësh jashtë funksioni në Fllakë të Durrësit sipas policisë ishin aksidentale.
Referuar hetimeve paraprake policia thotë se dyshon se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobuzëve.
Flakët u përhapën më shpejtësi pasi një pjesë e autobuzëve ishin mbushur me goma duke shkaktuar tym toksik që u përhap deri pranë qytetit të Durrësit.
Zjarrëfikësit shkuan në vendngjarje pas njoftimit të disa qytetarëve duke shuar zjarrin prej të cilit mbetën të djegur tetë autobuzë që ishin në park jashtë përdorimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për ngjarje aksidentale.