‘Me bidona në duar...’/ PD thirrje qytetarëve vlonjatë: Protestojmë kundër paaftësisë dhe korrupsionit të Bashkisë dhe Ujësjellësit
Teksa qyteti bregdetar i Vlorë vuan mungesën e ujit të pijshëm prej tre ditësh, Partia Demokratike, Dega Vlorë u ka bërë thirrje qytetarëve të protestojnë kundër institucioneve, përgjegjëse për situatën e krijuar.
PD, dega Vlorë ka ftuar vlonjatet t’i bashkohen protestës së thirrur pasditen e kësaj të diele në orën 18:45, përpara Teatrit “Petro Marko”.
‘Me bidona në duar, për të protestuar kundër paaftësisë dhe korrupsionit të Bashkisë Vlorë dhe Ujësjellësit’, thuhet në thirrjen e PD Vlorë për banorët e qytetit bregdetar.
Statusi
Thirrje gjithë qytetarëve (ata që duan ujë)!
Në orën 18.45, të gjithë përpara teatrit "Petro Marko", me bidona në duar, për të protestuar kundër paaftësisë dhe korrupsionit të bashkisë Vlorë dhe Ujësjellësit!