Pulisiç dhe Nkunku i sigurojnëfitoren Milanit, kuqezinjtë e Alegrit marrin kreun e Serisë A
Milani e mbyll me fitore vitin 2025. Kuqezinjtë fituan me shifrat e pastra 3-0 kundër Veronës.
Dueli u zhbllokua në minutat shtesë nga Pulisiç duke e mbyllur kështu pjesën e parë. Në të dytën, Nkunku realizoi dygolësh, me penallti në të 48’ dhe në të 53-ën vulosi sfidën.
Me këtë triumf skuadra e Alegrit ngjitet përkohësisht në vend të parë me 35 pikë ndërsa Verona në vendin e 18-të me 12 pikë.
MILAN 3-0 VERONA
45’+1′ Pulisiç, 48′ (P), 53′ Nkunku