SYRI TV/ Rama merr në mbrojtje Linda Karçanaj: Linda, udhëhoqi transforimin digjital
SYRI TV
Kryeministri Edi Rama ka marrë ne mbrojtje drejtoreshën e Akshit, Linda Karccanaj, e akuzuar si pjesë e një grupi kriminal, që bidhnin dhe abuzonin me tenderat e këtij institucioni. Ndërsa janë publikuar prova që tregojnë se tenderat e akshit, përcaktoheshin në zyrën e Ergys Agasit dhe biznesmenë merreshin peng, Rama sulmoi mediat dhe prokurorët që kanë bërë transparancë për këte skandal.
Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje përballë drejtësisë grupin e strukturuar kriminal që sipas SPAK, abuzonin me tenderat e AKSHI-t dhe merrnin peng biznesmenë që i ankimonin këto abuzime. Në podcastin e tij, Rama mbrojti drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke i cilësuar si sulme personale akuzat e SPAK ndaj saj, që e ka vendosn nën masën e arrestit shtëpiak, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Këto jane fotot e Mirlinda Karçanaj, në zyrën e Ergys Agasit, për të cilat SPAK disponon videot e plota të bisedave, që tregojne si vidheshin tenderat e AKSHI-t dhe si fondet pËrcaktoheshin nga kjo zyrë, ku SPAK gjeti edhe shishe vere në vlerën 3.3 mln euro për të cilat kryeministri Edi Rama u denoncua se i pinte me Ergys Agasin në zyrën e tij në kryeministri. Por edhe në këtë rast, për këto prova shefi i qeverisë fajësoi prokurorinë dhe mediat, se përse bëjnë transparencë ndaj qytetarëve.
Ndërsa Kryeministri mori në mbrojtje abuzimet qindra milionë euro të AKSHI-t, në aferat koruptive, i lidhur me kompanitë nën hetim rezulton edhe baxhanku i kryeministrit Armand Frangu. Ndërkaq edhe biznesmeni i marrë peng është denoncuar si deklarues në një audiopërgjim duke thënë se tenderat te ky institucion i përcakton bashkëshorja e kryeministrit, Linda Rama.