Korrupsioni qeveritar, Këlliçi: Rrezik për sigurinë dhe interesin strategjik të SHBA-së në Ballkan!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi shprehet se korrupsioni qeveritar shihet si një rrezik për sigurinë dhe interesin strategjik të SHBA-së në Ballkan.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se tanimë jo vetëm BE, por edhe SHBA, e identifikojnë korrupsionin e qeverisë shqiptare si rrezik strategjik.

‘Nga propozimi i tre senatorëve në Kongresin Amerikan, SHBA-të në fakt po ofrojnë një plan veprimi për SPAK-un për të kaluar nga ngrirja e aseteve në arrestime të nivelit të lartë, duke synuar të "pastrojë" tregun nga konkurrenca e shtrembëruar para zgjedhjeve të vitit 2027’, shkruan Këlliçi.

Sipas ligjvënësit demokrat, me këtë administratë dhe me qëndresën e PD në të vërtetën e saj, faktet janë të qarta edhe përtej oqeanit, madje po përkthehen në politika konkrete.

Reagimi

Korrupsioni qeveritar si rrezik për sigurinë dhe interesin strategjik të SHBA-së në Ballkan.

Përveç Bashkimit Europian, tanimë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e identifikojnë korrupsionin e qeverisë shqiptare si rrezik strategjik.

Nga propozimi i tre senatorëve në Kongresin Amerikan, SHBA-të në fakt po ofrojnë një plan veprimi për SPAK-un për të kaluar nga ngrirja e aseteve në arrestime të nivelit të lartë, duke synuar të "pastrojë" tregun nga konkurrenca e shtrembëruar para zgjedhjeve të vitit 2027.

Një strategji e zeza mbi të bardhë që e kodifikon atë që Partia Demokratike e ka thënë prej kohësh.

Shqipëria është shndërruar në një shtet të kriminalizuar ku zgjedhjet s’janë gjë tjetër veçse një farsë.

Me këtë administratë dhe me qëndresën e PD në të vërtetën e saj, tashmë këto fakte janë të qarta edhe përtej oqeanit, madje po përkthehen në politika konkrete.