‘Degjenerim i Ramamoduros’/ ‘Demokrati’ që foli në takimin e Salianjit në Shkodër, patronazhist i Ramës

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur mazhoranca socialiste në pushtet angazhohet për të përçarë Partinë Demokratike.

Një gjë e tillë ka ndodhur sërish, këtë radhë në takimin e Ervin Salianjit në Shkodër, gjoja me demokratët atje, por në të vërtetë nuk kanë qenë tjetër veçse patronazhistë të Edi Ramës dhe Benet Becit atje.

Përmes kësaj video shihet qartë se një nga folësit e takimit të Salinajit në Shkodër, ka qenë pjesëmarrës në takimet e kahershme të Edi Ramës.

Qytetarët dhe demokratët e vërtet, të cilët kanë pikasur këta patronazhistë që gjoja ‘flasin në emër të demokratëve’, bëjnë thirrje që të mos bien pre e manipulimeve nga Salianji dhe financuesit e takimeve të tij nëpër Shqipëri.

Një ‘degjenerim të Ramaduros’ e ka cilësuar, një qytetar, takimin e Ervin Salinajit në Shkodër.