Zgjedhjet në Kosovë, voton Albin Kurti
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka votuar paraditen e kësaj të dielën, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që mbahen në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti, njëkohësisht edhe kreu i VV, votoi në qendrën e votimit pranë 09:30 në Fakultetin Juridik.
Kosova po mban zgjedhjet [parlamentare për të dytin vit radhazi, pasi forca fituese, VV nuk ia doli të krijojë shumicën dërrmuese që i duhej për krijimin e qeverisë.
Qendrat e votimit në të gjitha komunat e Kosovës janë hapur sot në orën 07:00, duke shënuar fillimin e procesit zgjedhor. Qytetarët do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës gjatë gjithë ditës.
Sipas të dhënave zyrtare, në këto zgjedhje janë të regjistruar për të votuar gjithsej 1 milion e 999 mijë e 24 qytetarë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha përgatitjet teknike dhe administrative janë përmbyllur me sukses një ditë para ditës së votimit, duke garantuar mbarëvajtjen e procesit.
Përveç vendvotimeve të rregullta, në çdo komunë është caktuar edhe nga një qendër për votim me kusht. Procesi zgjedhor po zhvillohet në 910 qendra votimi, të shpërndara në 2,557 vendvotime në gjithë vendin.
Sot, qytetarët e Kosovës kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore për të votuar dhe për të zgjedhur përbërjen e Kuvendit. Zgjedhjet përbëjnë një moment kyç të demokracisë, duke siguruar që përfaqësimi politik të reflektojë vullnetin e qytetarëve. Ky proces organizohet në mënyrë të rregullt dhe të sigurt, nën mbikëqyrjen e institucioneve vendore dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.
Rreth 2 milionë shtetas të Kosovës, me të drejtë vote, sot kanë mundësi t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e Kuvendit.
Procesi zgjedhor është parashikuar të zhvillohet në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2.557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.
Qytetarët me të drejtë vote mund të votojnë nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Ata kanë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për Kuvendin e Kosovës.
Në garë për të zënë një vend në Kuvendin e Kosovës janë gjithsej 1.146 kandidatë për deputetë nga 23 subjekte politike që garojnë në këto zgjedhje.