Fluks i shtuar në aksin Lezhë-Milot/ Paralizohet qarkullimi në disa segmente

Festat e fundvitit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e lëvizjeve të automjeteve në rrugët e Qarkut të Lezhës.

Mbrëmjen e djeshme ( e shtunë) është regjistruar trafik i shtuar në superstradën Lezhë-Milot, ndërsa në disa segmente qarkullimi ka qenë thuajse i paralizuar.

Pavarësisht masave, trafiku ka qënë i pashmangshëm kryesisht në aksin Milot-Lezhë.