Sipas agjencisë suedeze të lajmeve TT, më shumë se 40 mijë familje në Suedi mbetën pa energji elektrike. Situata ishte edhe më e rëndë në Finlandë, ku transmetuesi shtetëror Yle raportoi se mbi 120 mijë familje mbetën pa furnizim me energji, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit.

Probleme serioze u shënuan edhe në transportin ajror. Trafiku në aeroportin e Kittilës, në Finlandën veriore, u ndërpre pasi erërat e forta shtynë një avion pasagjerësh dhe një avion më të vogël jashtë pistës, duke i futur në një shtresë dëbore. Autoritetet bënë me dije se nuk pati persona të lënduar.

Autoritetet në të dy vendet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën për rikthimin e energjisë elektrike dhe normalizimin e situatës.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/December/28/auto_mixcollage-28-dec-2025-01-39-am-4751_11766903039.webp", "width": 1168, "height": 656 } }

Dy të vdekur nga stuhia Johannes, mijëra familje pa energji elektrike në Suedi dhe Finlandë

Tuhia e fuqishme “Johannes”, e cila goditi Suedinë dhe Finlandën të shtunën, shkaktoi humbje jete dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturë, duke lënë dhjetëra mijëra familje pa energji elektrike.

Instituti Meteorologjik Suedez (SMHI) lëshoi paralajmërime për erëra shumë të forta në pjesën më të madhe të Suedisë veriore, ndërsa stuhia përfshiu pothuajse të gjithë territorin e vendit.

Një burrë rreth të 50-ave humbi jetën pranë qendrës së skive Kungsberget, në Suedinë qendrore. Sipas policisë lokale, ai u shtyp nga një pemë e rrëzuar për shkak të erërave të forta. “Viktima u transportua në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë,” deklaroi për AFP oficeri i policisë Mats Lahn.

Një tjetër viktimë u raportua në Suedinë veriore. Ofruesi rajonal i energjisë elektrike Hemab njoftoi se një punonjës humbi jetën në një aksident të ngjashëm, pasi u shtyp nga një pemë e shkulur nga stuhia, sipas transmetuesit publik suedez SVT.